Rashford te Arsenali? Legjenda e klubit propozon shkëmbimin befasues me Manchester Unitedin

Nga D. V.
431 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Lee Dixon, beson se një marrëveshje shkëmbimi mes sulmuesit të Manchester Unitedit, Marcus Rashford, dhe talentit të “Topçinjve”, Myles Lewis-Skelly, do të kishte kuptim për të dyja klubet.

Dixon këmbëngul se Mikel Arteta do të ishte trajneri ideal për ta rikthyer në formën më të mirë reprezentuesin anglez, veçanërisht në krahun e majtë.

Duke folur për mundësinë e këtij shkëmbimi, Dixon e mbështeti idenë, duke e konsideruar një hap pozitiv për të dy lojtarët. Sipas tij, aftësitë e Artetas në menaxhimin e futbollistëve do të ishin vendimtare për të nxjerrë më të mirën nga Rashfordi.

“A do t’i shkëmbeja ata (Myles Lewis-Skelly dhe Marcus Rashford)? E dini çfarë, ndoshta po”, deklaroi Dixon për BestBettingSites.

“Dhe kjo nuk ka të bëjë aspak me Myles Lewis-Skellyn. Bëhet fjalë për t’i dhënë atij lirinë që të shkojë dhe ta zhvillojë lojën e tij diku tjetër”.

“Sa i përket Marcus Rashfordit, ai është një lojtar që ka nevojë për përkrahje dhe Arteta do të ishte i shkëlqyer për të”.

“Jepi atë dashuri, jepi lirinë për të luajtur në krahun e majtë dhe po, do të doja ta shihja me fanellën e Arsenalit”.

“Kam rezervat e mia nëse ai është vazhdimisht një lojtar i nivelit më të lartë, por duke parë skuadrën që Arsenali ka aktualisht, ai do të ishte një përforcim i mirë”, tha ai.

Rashford ka kaluar një periudhë të gjatë jashtë planeve dhe aktivizimeve te Manchester Unitedi.

Sulmuesi bëri paraqitjen e fundit në mesin e “Djajve të Kuq” më 12 dhjetor 2024, në ndeshjen e Europa League kundër Viktoria Plzen.

Më herët gjatë atij muaji, Rashford shënoi dy gola kundër Evertonit, duke e çuar në 138 numrin e golave të tij me fanellën e Manchester Unitedit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër