Kur pini alkool, flisni më mirë gjuhë të huaja

Nga D. V.
685 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një studim ka treguar se dozat e vogla të alkoolit mund t’ua përmirësojnë aftësitë komunikuese atyre që e flasin një gjuhë të dytë.

Sidoqoftë, ekipi hulumtues ka bërë të ditur se dozat e mëdha të alkoolit e pengojnë këtë aftësi.

Çdo kush që ndonjëherë ka konsumuar alkool e din se kjo substancë e nxitë trurin të mendojë dhe të mbajë kontroll mbi lëvizjet e trupit.

Alkooli në veçanti ndikon në funksionet ekzekutive të trurit, një set procesesh që përfshin vëmendjen, memorien, etj.

Duke marrë parasysh se funksionet kognitive janë të rëndësishme në proceset e larta kognitive – që përfshihet edhe njohja e një gjuhe të huaj – atëherë është e logjikshme të mendohet se alkooli jua ulë aftësinë për të folur një gjuhë tjetër.

Por, kjo faktikisht nuk është e vërtetë

Shkencëtarët anglezë kanë treguar se faktikisht dozat e vogla të alkoolit mund t’ju ndihmojnë të komunikoni më mirë në një gjuhë të huaj.

Këtë konstatim ata e kanë bërë pas eksperimenteve me 50 studentë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër