Kurorëzohen Blero dhe Eronita

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë me partneren Eronitën.

Dyshja duket se raportin e tyre e kanë çuar në tjetër stad, tashmë zyrtarisht burrë e grua.

Ata me këtë rast kanë ndarë disa pamje në rrjete sociale, nga vendi edhe ku u martuan.

 Foto: Instagram

Blero u martua me Eronitën në fillim të këtij viti me një ceremoni të mbajtur në Prishtinë.

E më vonë zbuluan se do të bëhen prindër bashkë për herë të parë.

 Foto: Instagram

Blero gjithashtu është baba i një vajze, që e ndan me aktoren Teuta Krasniqi.

Kjo ndërkaq vlen të ceket se është martesa e tretë për Blerim Muharremin.

artikuj të ndërlidhura