Rooney kritikon Arsenalin për festimet e tepruara: Ende nuk e kanë fituar

Nga D. V.
307 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Arsenali është kualifikuar për në finalen e Ligës së Kampionëve pasi eliminoi Atletico Madridin pas dy ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Si një nga sulmuesit më të njohur të Anglisë dhe ish-kapiten i Manchester United, Wayne Rooney e njeh mirë presionin e ndeshjeve të mëdha evropiane.

Tashmë në rolin e analistit, ai ka dhënë një vlerësim të drejtpërdrejtë për atmosferën në Londrën Veriore pas kualifikimit të Arsenal në finale.

“Ata meritojnë të jenë në finale, por ende nuk kanë fituar,” deklaroi Rooney.

“Mendoj se festimet ishin paksa të tepruara. Festoni kur ta fitoni trofeun”, tha Rooney.

Komentet e tij erdhën pas suksesit të Arsenalit ndaj Atletico Madrid, rezultat që i siguroi londinezëve një vend në finale. Rooney theksoi se eksperienca e tij në nivelet më të larta e ka mësuar se puna nuk përfundon derisa të sigurohet trofeu.

Megjithatë, për Arsenalin ky është një hap i madh dhe një arritje e rëndësishme, duke pasur parasysh rrugëtimin e tyre në kompeticion.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër