Kurti dënon sulmin ndaj Hysni Mehanit: Shpërfaq mendësi banditeske, veprime të tilla s’na trembin

Nga D. V.
686 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 14 maj Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti para fillimit të mbledhjes së Qeverisë, komentoi rastin ku kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, dyshohet se ka sulmuar fizikisht Hysni Mehanin nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai e dënoi këtë sulm, raporton Ekonomia Online.

“U sulmua me grushte dhe u godit në kokë me gotë, teksa po pinte kafe me deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistë të tjerë. Qeveria e Republikës së Kosovës e dënon këtë sulm qyqar dhe të papranueshëm, që shpërfaq mendësi banditeske. Veprimet e tilla nuk na trembin dhe nuk na shtyjnë të tërhiqemi nga gara politike në asnjë qytet. Nga kjo mbledhje u bëjmë thirrje institucioneve dhe organeve të rendit e të drejtësisë që urgjentisht të ndërmarrin veprimet e nevojshme ndaj përgjegjësve për këtë sulm”, tha Kurti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër