Kurti në takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Partneritete në NATO flet për mbrojtjen dhe Xhandarmërinë

Nga D. V.
320 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 maj, Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Partneritete në NATO, ambasadorin Kevin Hamilton, në vizitën e tij të parë në Kosovë.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se gjatë takimit biseduan për thellimin e bashkëpunimit me NATO-n.

Kryeministri në detyrë Kurti foli për zhvillimet në vend, përfshirë ato në fushën e teknologjisë dhe të mbrojtjes, si dhe për prodhimin e municionit në Kosovë.

Po ashtu, biseduan për marrëdhëniet e mira me NATO-n, sigurinë në rajon dhe në Kosovë, si dhe zhvillimet politike aktuale.

“U diskutua gjithashtu për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës, ku në pyetjen e z. Hamilton, kryeministri në detyrë Kurti shpjegoi konceptin dhe theksoi nevojën e kësaj strukture në forcimin e sigurisë dhe koordinimit me KFOR-in dhe NATO-n në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër