Miri flet pas mbarimit të BBVA: Selin-Gimbo dhe Mateo-Brikena po i shfrytëzojnë lidhjet e tyre për përfitime personale

Nga D. V.
304 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ish-finalisti i “Big Brother VIP Albania”, Miri, ka folur së fundmi në Top Albania Radio për përvojën e tij në shtëpinë e BBVA dhe për marrëdhëniet me ish-banorët pas përfundimit të spektaklit.

Gjatë intervistës, ai nuk i kurseu kritikat ndaj disa prej çifteve të këtij edicioni, duke i cilësuar se po i përdorin lidhjet romantike si strategji për të tërhequr vëmendje dhe për të përfituar.

Sipas Mir-it, çiftet Selin–Gimbo dhe Mateo–Brikena nuk janë aq të sinqerta sa mund të duken para publikut. “Mateo–Brikena dhe Selin–Gimbo po shfrytëzojnë lidhjet e tyre për vëmendje dhe përfitime personale”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se ndjenjat e tyre janë më shumë strategji sesa emocione reale.

I pyetur për raportin e tij me Selin pas përfundimit të BBVA-së, Miri tregoi se nuk kanë pasur asnjë kontakt që nga eliminimi i tij. Megjithatë, ai theksoi se nuk mban asnjë mërzi dhe se, nëse do të takoheshin, nuk do ta kishte problem ta përshëndeste apo të bisedonte me të.

Në vijim, Miri i ashpërsoi edhe më tej komentet për çiftin Mateo–Brikena, duke e quajtur Mateo-n banorin më “fallco” të këtij edicioni. Ai tha se strategjia e tyre ka qenë e menduar mirë dhe se lidhja është shfrytëzuar jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe pas daljes.

“E kanë shfrytëzuar lidhjen brenda, por po e shfrytëzojnë edhe jashtë”, përfundoi ish-finalisti, duke nënkuptuar se gjithçka ka qenë e planifikuar dhe e qëllimshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër