Kurti për deklaratën e deputetit Geci: Lufta ishte e drejtë, besojmë në pafajësinë e krerëve të UÇK-së

Nga D. V.
153 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 22 prill, Zhurnal.mk – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth deklaratave të deputetit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Fatos Geci, i cili uroi që “Hashim Thaçi të dënohet me burg të përjetshëm”, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se për këtë ka reaguar shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, duke shtuar se janë të bindur për një luftë të drejtë dhe në pafajësinë e katër krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

“Tashmë kjo ka ndodhur nga kryetarja e GP-së së VV-së. Ju e dini qëndrimin tonë për Gjykatën Speciale, e cila është një gjykatë jo e drejtë. Jemi të bindur për drejtësinë e luftës çlirimtare të UÇK-së dhe në pafajësinë e katër krerëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë… Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ia ndërpreu fjalën deputetit… Unë jam vetëm kryetar i VV-së dhe kryeministër, nuk jam edhe ndonjë kryetar i ndonjë komisioni disiplinor”, ka thënë ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër