Kurti: Takimet me LDK-në nuk janë lajm, janë përpjekje për konstituimin e institucioneve

Nga D. V.
577 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 gusht, Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku deklaroi se ende nuk ka marrëveshje politike dhe se takimet me LDK-në nuk përbëjnë lajm, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, ato janë përpjekje normale për konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të.

“Kur të kemi marrëveshje politike nga ana ime do të keni edhe material për lajme. Takimet me LDK-në nuk janë më lajm. Janë përpjekje normale për t’i konstituar institucionet e legjislaturës së 11-të”, tha Kurti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër