“Gjykata Kushtetuese ka shpallur kërkesën e parashtruesit të papranueshme,” thuhet në njoftimin e ZRRE-së.
Sipas këtij institucioni, vendimi i Gjykatës konfirmon ligjshmërinë e vendimeve të marra dhe të procesit në tërësi.
“Ky vendim konfirmon ligjshmërinë e vendimeve të ZRRE-së dhe të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë”, thekson njoftimi.
ZRRE bën të ditur se do të vazhdojë me zbatimin e këtij procesi në përputhje me legjislacionin në fuqi.
“ZRRE vazhdon zbatimin e plotë të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, në përputhje të plotë me ligjin përkatës, me qëllim krijimin e një tregu konkurrues, transparent dhe efikas, në interes të të gjithë konsumatorëve,” thuhet më tej.
