Dita e finales historike në “Fadil Vokrri”, Kida: Kupa e Botës po na pret, suksese Kosovë

Nga D. V.
379 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sonte, stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të presë një përballje historike, teksa Kombëtarja e Kosovës do të ndeshet me Kombëtaren e Turqisë në finalen për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Ndeshja nis në orën 20:45 dhe pritet të kthehet në një mbrëmje të paharrueshme për tifozët kosovarë, të cilët do të mbushin stadiumin dhe do të japin mbështetjen maksimale për ekipin e tyre.

Ky duel vjen si kulmi i një rrugëtimi të jashtëzakonshëm për Kosovën, e cila ka treguar vazhdimisht rritje.

Emocionet dhe pritja për këtë sfidë janë ndjerë edhe nga personazhe të njohur, si këngëtarja Kida, e cila ka publikuar një fotografi pranë futbollistit Edon Zhegrova dhe aktorit Vedat Bajrami, duke uruar për ndeshjen historike.

“Kupa e Botës në prisni, suksese Kosovë”, kanë qenë fjalët e artistes së njohur.

Gjithashtu, mbrëmja e sotme ka një rëndësi të veçantë edhe për Edon Zhegrovën, i cili feston ditëlindjen e tij të 27-të.

Atmosfera në stadium dhe mbështetja e tifozëve do të jetë e madhe, duke krijuar një mbrëmje të paharrueshme ku sporti, emocionet dhe krenaria kombëtare bashkohen në një moment që do të mbetet në kujtesën e të gjithëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër