Kuvendi i Malit të Zi rimiraton 3 ligje kundërthënëse përkundër tensioneve me opozitën e vërejtjeve të Komisionit të BE-së

Nga B.M
355 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Podgoricë, 20 mars, Zhurnal.mk – Kuvendi i Malit të Zi dje konfirmoi dhe rimiratoi tre ligje të kundërshtuara fuqishëm nga opozita dhe Kryetari i vendit, përfshirë dy të kontestuara edhe nga Komisioni Evropian (KE).

Me propozimin e koalicionit qeverisës të Kryeministrit Milojko Spajic, kuvendi dje konfirmoi ligjin për ratifikimin e një marrëveshjeje energjitike me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Ligjin për punët e brendshme dhe Ligjin për agjencinë e sigurisë kombëtare, që të tre në një procedurë urgjente pa debate të mëtejshme.

Partitë e opozitës thonë se marrëveshja me Emiratet e Bashkuara Arabe shkel parimet themelore të Kapitullit 5, lirinë e konkurrencës, trajtimin e barabartë të pjesëmarrësve në treg, parimin e mosdiskriminimit të pjesëmarrësve dhe parimin e transparencës, përkatësisht.

Kryetari Milatoviç kishte refuzuar të dekretonte ligjin për të njëjtat arsye.

Kur bëhet fjalë për Ligjin për punët e brendshme dhe Ligjin për agjencinë e sigurisë, partitë e opozitës kanë akuzuar qeverinë e Spajiçir për përpjekje për të vënë nën kontrollë policinë dhe agjencinë, si dhe për shkelje të të drejtave të njeriut të qytetarëve.

Milatoviç pati kritika të ngjashme kur refuzoi të dekretonte të dy ligjet.

Pas rimiratimit, Milatoviç është i detyruar të dekretojë të tre ligjet për shkak të rregullave kushtetuese, pavarësisht se të tre ligjet nuk u ndryshuan aspak nga parlamenti përkundër shumë vërejtjeve, përfshirë edhe ato nga Komisioni Evropian.

Më parë këtë javë, Mali i Zi e mbylli kapitullin e katërmbëdhjetë të tij më radhë në bisedimet e anëtarësimit në BE, pasi hapi 33 sish dhe vazhdon që të jetë në krye të procesit të pranimit të të shtatë vendeve kandidate, nga të cilat pesë nga Ballkani Perëndimor, Ukraina dhe Moldavia.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër