Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, dy interpelanca dhe dy projektligje në rendin e ditës

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 shtator, Zhurnal.mk – Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00, për seancë plenare. Mbledhja është thirrur me urdhër të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca urgjente, të kërkuara nga deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, do të thirret në interpelancë për çështje që lidhen me dikasterin që drejton, ndërsa ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, do t’u përgjigjet pyetjeve të opozitës për problematikat në fushën e arsimit.

Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu projektligjin për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në operacionin ushtarak të NATO-s “Forca Ndërkombëtare të Stabilitetit” në Gazë.

Ky projektligj kërkon shumicë absolute votash për miratim. Në seancë do të diskutohet edhe projektligji që parashikon ndryshime në ligjin./euronews/

artikuj të ndërlidhura