Kuvendi miraton ndryshimet në Ligjin për Furnizime Publike, LSDM akuzon Qeverinë për hapje të rrugës korrupsionit

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 nëntor Zhurnal.mk – Përkundër paralajmërimeve për keqpërdorime të mundshme me procedurat e furnizimeve, shumica parlamentare miratoi ndryshimet në ligjin për furnizime publike. Nga LSDM thonë se me këto ndryshime, Qeveria po krijon hapësirë për korrupsion dhe marrëveshje të dyshimta me kompanitë që do të marrin pjesë në furnizimet publike.

“Me ndryshimet kriminale mundësojnë furnizime pa tenderë, me shumë të rritur në mënyrë drastike deri 25 mijë euro për mallra dhe 120 mijë euro për punë ndërtimore. Këto janë më shumë të holla për tenderë kriminalë në katër sy, pa kontroll dhe për kompani të afërta të partisë. Fshihet dhe obligimi i vendosur në vitin 2019 për pajtueshmëri të obliguar nga Byroja për Furnizime Publike për procedurat për negociim pa shpallje të thirrjeve. Për ta, paratë e popullit janë arkë partiake e VMRO-së.”thonë nga LSDM

Mundësohet furnizime pa tenderë deri 120 mijë euro
Këto janë më shumë të holla për tenderë kriminalë në katër sy
Për ta, paratë e popullit janë arkë partiake e VMRO-së
Por kryeministri Hristijan Mickoski siguron se ndryshimet ligjore nuk do të lënë hapësirë për korrupsion. Thotë se qëllimi i ndryshimeve, ishte të mos u lejohet shoqërive të avokatëve dhe kompanive të dakordohen që qëllimisht të dështojnë furnizimet publike dhe kështu të fitojnë nga procedurat. Për ndryshimet ligjore, tha se janë konsultuar me shoqërinë ndërkombëtare.

“Këtu mund të ketë keqpërdorime përshembull ku do të mundet të vendoset për cilën do ofertë dhe do të mund të dakordohen paraprakisht, me cilin do ofertues”.

“Jo jo ! Nuk mundet ashtu!”
Jo këtë nuk e lejon ligji dhe Byroja për Furnizime Publike nuk do ta lejojë këtë. Mendimi nga Byroja për Furnizime Publike nuk do të mundet ta lejojë. Me këtë ligj ne vetëm e rrisim pragun që të mos ndodhë ajo që deri tani ka ndodhur, me vetëdije ato grupe të manipulojnë procedurat dhe të paguajnë nga shteti dhe institucionet. Ja përshembull një kopsht i cili publikon tender që të rregullohen dritaret, ajo është 50 mijë denarë. Dikush me vetëdije e shtynë këtë tender dhe paguan shumë më tepër se ato 50 mijë denarë, e kjo nuk mundet më të ndodhë” / Hristijan Mickoski – Kryeministër

Mickoski ankohet se në vendin tonë nuk ka numër të madh të ekspertëve të cilët mund të menaxhojnë me furnizimet publike, prandaj pranon se kanë gabuar në pjesën e mandateve të anëtarëve për çka reagoi dhe presidentja Siljanovska Davkova. Thekson se jo gjithmonë ofertat më të lira kanë dhënë rezultate më të mira gjatë projekteve.

“Furnizimi publik para se të publikohet, fillimisht Byroja për Furnizime Publike jep mendim, kjo ka qenë kështu edhe deri tani, nuk është diçka e re, dhe jo gjithnjë oferta më e lirë është oferta më e favorshme. Kjo nuk është kështu vetëm në ligjet tona por është princip gjithkund në Evropë, se jo gjithmonë oferta më e lirë është oferta më e favorshme” / Hristijan Mickoski – Kryeministër

Me ndryshimet ligjore rritet limiti i parave që mund të harxhohen nga funksionarët pa shpallur tenderë, nga 5000 në 10000 euro në muaj. Shtrenjtohen dhe ankesat kundër procedurave për furnizime publike, nga 5 deri në 200 euro, në 150 deri në 600 euro. Ndër ndryshimet më të rëndësishme është edhe heqja e kriterit “çmimi më i lirë” në furnizimet publike. Institucionet deri tani e kishin për obligim të zgjedhin kompaninë e cila ofronte çmimin më të lirë për kryerjen e detyrave ndërsa tani funksionarët do të mund të zgjedhin cilëndo kompani. Për furnizimet pa tenderë, institucionet nuk do ta kenë më për obligim që të marrin miratim nga Byroja për Furnizime Publike ndërsa një ndryshim tjetër është se kontrollimi elektronik i furnizimeve publike do të jetë me pagesë, gjë që do të vështirësojë punën e mediave dhe organizatave joqeveritare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër