Lajm i rëndësishëm për mërigmtarët: Toshkovski shpejgon si gjobiten veturat me targa të huaja

Nga D. V.
1,323 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 korrik, Zhurnal.mk – Shoferët që tranzitojnë nëpër Maqedoninë e Veriut do të përfshihen në sistemin “Qytet i Sigurt”, por derisa sistemi të përditësohet, gjobat nuk do të dërgohen.

Derisa të bëhet përmirësimi i sistemit, ata shoferë që lëvizin me shpejtësi të lartë në autostradat maqedonase me automjete me targa të huaja, do të gjobiten vetëm nga policët “presretues” apo policia e trafikut, të cilët sipas MPB‑së janë vazhdimisht të pranishëm në korridoret 8 dhe 10.

“Në lidhje me automjetet për të cilat pyetni, të ashtuquajturit ‘presretues’, ju informojmë se ata janë vazhdimisht të pranishëm në korridoret 8 dhe 10 me qëllim sanksionimin e shoferëve që shkelin rregullat dhe dispozitat e trafikut”, thonë nga MPB.

Më herët, ministri Toshkovski u bëri apel të gjithëve që tranzitojnë nëpër korridoret 8 dhe 10 në Maqedoni, duke theksuar se kamerat e “Qytetit të Sigurt” funksionojnë, punojnë dhe evidentojnë kundërvajtje rrugore.

Toshkovski tha se përveç qytetarëve maqedonas, së shpejti edhe qytetarët që tranzitojnë në vend do të marrin gjoba për kundërvajtjet e kryera, prandaj u bëri thirrje të gjithë udhëtarëve të respektojnë rregullat, duke theksuar se çdo jetë e shpëtuar është një akt i madh human.

Ministri apeloi që të gjithë ata që tranzitojnë nëpër korridoret 8 dhe 10 të jenë të përgjegjshëm, sepse sistemi “Qytet i Sigurt” funksionon dhe do të zbatohet për të gjithë, pa dallim nëse automjeti ka targa maqedonase apo të huaja.

“Shumë shpejt do të jeni dëshmitarë të zbatimit të plotë të hapit të dytë, që ka të bëjë me dërgimin e gjobave për ata që drejtojnë automjete me targa të huaja. Kjo do të bëhet pikërisht këtu, në këtë pikë kufitare, prandaj apeloj tek qytetarët që drejtojnë automjete me targa të huaja t’i informojnë se kundërvajtjet po evidentohen dhe shumë shpejt do t’u dërgohen atyre që nuk i respektojnë rregullat”, tha Toshkovski.

Ndryshe, në periudhën shkurt–qershor të këtij viti, numri i personave të vdekur në aksidente trafiku është ulur me 40% – nga 55 viktima në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në 34 këtë vit, theksuan nga MPB.

“Që nga fillimi i zbatimit të sistemit janë evidentuar mbi 130.000 kundërvajtje trafiku, dhe më shumë se 95% prej tyre lidhen me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar. Kjo tregon qartë se rreziku më i madh në rrugët tona nuk janë kamerat – por drejtimi i papërgjegjshëm i automjeteve.

“Vazhdojmë me zbatimin e sistemit në të gjithë vendin, sepse qëllimi ynë nuk është të shqiptojmë më shumë gjoba, por të kemi më pak aksidente, më pak jetë të humbura dhe rrugë më të sigurta për të gjithë”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër