Nga mesnata dizeli shtrenjohet për 2,5 denarë, benzina për 1 denar

Nga D. V.
1,341 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 korrik, Zhurnal.mk – Nga mesnata, shoferët do të paguajnë çmime më të larta për derivatet e naftës, pasi Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka miratuar vendim për rritje mesatare të çmimeve me pakicë të derivateve të naftës prej 1,47 për qind. Ndryshimi më i madh është te dizeli, i cili shtrenjohet për 2,5 denarë për litër. Benzinat do të jenë më të shtrenjta për 1 denar për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shitet me çmim më të lartë për 2 denarë. I vetmi që lirohet është mazuti – për 0,265 denarë për kilogram.

Nga Komisioni shpjegojnë se korrigjimi i çmimeve është rezultat i lëvizjeve në tregjet botërore. Në periudhën e fundit të llogaritjes, çmimi i benzinës është rritur për 2,576 për qind, dizeli për 5,201 për qind, ndërsa vaji ekstra i lehtë për 4,681 për qind. Në të njëjtën kohë, çmimi i mazutit është ulur për 0,967 për qind.

Përveç kësaj, në llogaritjen përfundimtare ka ndikuar edhe kursi më i lartë i denarit ndaj dollarit amerikan, i cili në periudhën e analizuar është rritur për 1,5132 për qind.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër