Lamallari: 150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Nga D. V.
463 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 30 prill, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, priti në një takim përfaqësuesit e 21 organizatave të shoqërisë civile, të cilat janë shpallur fituese të thirrjes për financim projektesh nga fondi i posaçëm i krijuar nga administrimi i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga krimi.

Bashkë me drejtoreshën e AAPSK, Risena Xhaja, ministri Lamallari tha se fondi i posaçëm është një instrument i qartë që tregon se shteti nuk mjaftohet vetëm me sekuestrimin dhe konfiskimin, por shkon një hap më tej.

“Pasuritë e konfiskuara po rikthehen në investime sociale konkrete, në mbështetje të komuniteteve. Kjo si qasje është jo vetëm reagim ndaj krimit, por edhe parandalim dhe rehabilitim. 21 projektet janë fokusuar te parandalimi i kriminalitetit tek të rinjtë; riintegrimi i viktimave; mbështetja për familjet e punonjësve të rënë në detyrë dhe trajtimi i varësive dhe rehabilitimi.

“Ky është një moment shumë domethënës, sepse sot po i japim një kuptim konkret një parimi të drejtë; që pasuritë e ardhura nga krimi duhet t’i kthehen shoqërisë si vlerë dhe mundësi për ata që kanë më shumë nevojë”, tha Lamallari.

Drejtoresha e AAPSK tha se vitin e ardhshëm do të hapet sërish një tjetër thirrje për organizatat që duan të përdorin e pasuritë e konfiskuara.

Më tej gjatë takimit u formalizua bashkëpunimi ndërinstitucional mes AAPSK dhe Shërbimit Social Shtetëror, përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje mes drejtoreshës së AAPSK, Risena Xhaja, dhe drejtoreshës së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, Reme Xholi.

Ky bashkëpunim synon të garantojë që fondet të adresojnë nevoja konkrete sociale dhe të rrisë qëndrueshmërinë e këtij mekanizmi në kohë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër