Latifi në takimin e WBIF: Investimet në rrjetin e transmetimit janë investime në sigurinë energjetike të vendit

Nga R.ZH
900 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 qershor, Zhurnal.mk – Drejtori i MEPSO-së, Burim Latifi, ka marrë pjesë në takimin me Misionin Monitorues të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF), i cili iu kushtua progresit të projekteve strategjike infrastrukturore në Maqedoninë e Veriut.

Në takim morën pjesë përfaqësues të lartë të Qeverisë, të Komisionit Evropian, Delegacionit të Bashkimit Evropian, si dhe përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare. Gjatë diskutimeve u shqyrtuan aktivitetet aktuale, sfidat dhe prioritetet e ardhshme në sektorët e energjetikës, transportit dhe mjedisit jetësor.

Në fjalën e tij, Latifi theksoi rëndësinë e investimeve në infrastrukturën e transmetimit të energjisë elektrike, duke vlerësuar se ato janë thelbësore për sigurinë energjetike dhe zhvillimin afatgjatë të vendit.

“Investimet në infrastrukturën e transmetimit të energjisë elektrike nuk janë vetëm projekte teknike, por investime të drejtpërdrejta në sigurinë energjetike, stabilitetin e sistemit elektroenergjetik dhe në një të ardhme më të qëndrueshme për qytetarët tanë”, theksoi Latifi.

Ai shprehu bindjen se përmes partneritetit, koordinimit dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë do të vazhdojë realizimi i projekteve strategjike, me synimin për ndërtimin e një sistemi energjetik modern, të qëndrueshëm dhe në përputhje me standardet evropiane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër