Laura Fazliu mposhtet në gjysmëfinale në Grand Slamin e Abu Dhabit, tani kërkon medaljen e bronztë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Xhudistja jonë, Laura Fazliu e ka nisur mbarë paraqitjen në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke marrë dy fitore, por u ndalë në gjysmëfinale, për të kërkuar tani medaljen e bronztë.

Laura ishte e lirë në xhiron e parë dhe i filloi garat nga xhiro e dytë, ku arriti të mposht me ‘ëaza-ari’, Joana Crisostomo nga Portugalia, në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Në çerekfinale, xhudistja jone gjithashtu ishte fituese duke mposhtur me ‘ippon’ vendasen Tsendbazar Mashbat.

Në gjysmëfinale, Laura ishte e pafat duke humbur ndeshjen ndaj Angelika Szymanska nga Poloni dhe duke humbur mundësinë për të luftuar për medaljen e artë.

Megjithatë, asgjë nuk ka përfunduar dhe Laura do ta kërkojë medaljen e bronztë, ku do të ndeshet me kroaten Iva Oberan.

artikuj të ndërlidhura