Shkup, 21 maj Zhurnal.mk – VMRO-DPMNE i ka bërë kundërpropozim Venko Filipçes, duke kërkuar bashkëpunim për sigurimin e garancive për integrimet evropiane të Maqedonisë.
Kjo ofertë ndaj LSDM u bë nga deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov, gjatë emisionit “24 Analiza”.
“Ja ku e keni kundërpropozimin: le të bashkohemi dhe të kërkojmë garanci nga BE-ja që pas ndryshimeve eventuale kushtetuese, Maqedonia të mos bllokohet për çështje bilaterale. Ndoshta nëse kemi një qëndrim të përbashkët, mund të sigurojmë garanci më të mira. Përcilljani këtë Filipçes si kundërpropozim nga ana jonë”, deklaroi Lefkov në “24 Analiza”.
