Shkup, 23 korrik, Zhurnal.mk – Katër projektligje që kanë të bëjnë me arsimin e lartë, standardin studentor dhe veprimtarinë kërkimore-shkencore do të jenë sot në rend dite në seancën e 116-të të Kuvendit.
Ndër pikat e rendit të ditës është edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për standardin studentor, i cili do të shqyrtohet me procedurë të shkurtuar. Deputetët do të debatojnë gjithashtu edhe për Projektligjin për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë dhe shkencë, i cili ndodhet në lexim të parë.
Në seancë do të shqyrtohen edhe Projektligji për veprimtarinë kërkimore-shkencore, si dhe Projektligji për arsimin e lartë, i cili gjithashtu është në rend dite në lexim të parë.
