Ligji i duhanit ende nuk është dorëzuar në Qeveri

Nga Xh M
256 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 prill Zhurnal.mk – Ligji anti-duhan, që duhej të miratohej në fillim të marsit, po zvarritet dhe akoma nuk ka marrë dritë jeshile nga Qeveria. Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu kishte premtuar disa herë se është çështje ditësh miratimi i ligjit. Ai sot tha se propozim ligji është gati dhe pritet të kalojë filtrin e fundit në Qeveri që më pas të dërgohet në Kuvend.

“Ligji i anti-duhanit veç se i ka kaluar të gjithë filtrat, pra unë nuk e di se deri ku është në aspektin administrativ në Qeveri besoj që shumë shpejtë do ta kalojë edhe filtrin e fundit i cili është të kalon në mbledhje të Qeverisë dhe pastaj Qeveria e dërgon në parlament”, deklaroi Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë.

Ligji anti-duhan, javë më parë ligji nuk kaloi në Qeveri pasi nuk ishte harmonizuar plotësisht me kërkesat e gastronomëve. Me projektligjin e ri për mbrojtje nga duhani parashikohet ndalimi i plotë i pirjes së duhanit në të gjitha hapësirat e mbyllura publike, pa asnjë përjashtim, si dhe vendosja e kufizimeve të rrepta për shitjen dhe ekspozimin e cigareve dhe pajisjeve elektronike që përmbajnë nikotinë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër