“Mos të flejë mbi dafina”/ Karaj: Salianji nëse nuk garon, duhet të largohet nga PD-ja

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 16 prill Zhurnal.mk – Avokati Leonard Karaj, i ftuar në QUO VADIS tha se nëse Ervin Salianji nuk mundet të garojë për kryetarin e PD-së, duhet të largohet.

Sipas avokatit ai nuk ka pse rri nën hijen e Sali Berishës.

Pjesë nga biseda:

Karaj: Unë në një bisedë i thashë Salianjit që nëse nuk e ndjen veten brenda atij grupimi… mos fli mbi dafina. Se ai s’të lë.

Borakaj: I sugjeron të iki nga Partia Demokratike Salianjit?

Karaj: Nëse nuk arrin të kandidojë, ç’punë ka ai të rrijë më. S’je i aftë për politikë pra.

artikuj të ndërlidhura