Lindshmëria në Maqedoni të Veriut në rënie e sipër, por pak më e madhe sesa mesatarja në BE

Nga D. V.
1,092 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 Mars, Zhurnal.mk – Fertiliteti, përkatësisht lindshmëria e fëmijëve për grua, në Maqedonia të veriut në vitin 2024 ishte 1,44 fëmijë të lindur për grua, që është për 0,1 më shumë sesa mesatarja në 27 vendet e Bashkimit Evropian, thonë të dhënat e agjencionit të BE-së për statistika, Eurostat.
Në vitin 2023 kjo shifër ishte 1,49 fëmijë për grua, përderisa në vitin 2014 isht 1,52 sa edhe në 2004.
Në rajonin e Ballkanit nga të dhënat e grumbulluara nga Eurostat, lindshmëria është më e madhja në Mali të Zi (1,75), ndërsa 1,64 në Shqipëri dhe në Serbi po kaq.
Eurostat nuk ka të dhëna për Bosnjë e Herzegovinën (BeH), dhe as për Kosovën në raportin e saj të 19 Shkurtit 2026.
Tek vendet e BE-së, Bullgaria raportoi shkallën më të lartë të fertilitetit në vitin 2024, me 1.72 lindje të gjalla për grua, e ndjekur nga Franca (1.61) dhe Sllovenia (1.52).
Shkallët më të ulëta të fertilitetit në vitin 2024 u regjistruan në Maltë (1.01 lindje të gjalla për grua), Spanjë (1.10) dhe Lituani (1.11).
Midis viteve 2023 dhe 2024, shkalla totale e fertilitetit ra në 24 vende të BE-së, mbeti e qëndrueshme në 2 prej tyre (Luksemburgu dhe Holanda) dhe u rrit vetëm në Slloveni (nga 1.51 në vitin 2023 në 1.52 në vitin 2024), ndërsa rënia më e lartë u regjistrua në Rumani (nga 1.54 në vitin 2023 në 1.39 në vitin 2024).
Në shumicën e vendeve të BE-së, shkalla totale e fertilitetit ra ndjeshëm midis viteve 1980 dhe 2000-2003: deri në vitin 2000, vlerat kishin rënë nën 1.30 në Bullgari, Çeki, Greqi, Spanjë, Itali, Letoni dhe Slloveni.
Pasi arriti një pikë të ulët midis viteve 2000 dhe 2003, shkalla totale e fertilitetit u rrit në shumë nga vendet e BE-së dhe deri në vitin 2024, të gjitha vendet, përveç Estonisë, Greqisë, Spanjës, Italisë, Letonisë, Lituanisë, Luksemburgut, Maltës, Polonisë dhe Finlandës, raportuan shkallë totale të fertilitetit mbi 1.30

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër