Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Nga Xh M
309 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjykata e Posaçme ka zëvendësuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi” me masat “detyrim për t’u paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për Hava Delibashin, ish-zëvendësdrejtoreshën e AKSHI-t.

Delibashi dyshohet për vepra penale, përfshirë shkeljen e barazisë në tendera në bashkëpunim, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, si dhe kryerjen e veprave penale në kuadër të këtij grupi.

Prej më shumë se tre muajsh, ajo ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Sipas SPAK, brenda AKSHI-t dyshohet se ka vepruar një grup i strukturuar kriminal.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër