LSDM: 150 paga minimale kushtojnë orët e Mickoskit!

Nga B.M
465 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 janar – Partia opozitare LSDM reagoi publikisht duke deklaruar se Kryeministri Hristijan Mickoski është në krye të listës së politikanëve nga vendet anëtare të NATO-s me orët më të shtrenjta.

Sipas LSDM-së, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është rezultat i politikës shtetformuese të kësaj partie, e cila është kujdesur për interesat e shtetit dhe jo për interesa personale apo luks individual. Sipas deklaratës, po të varej nga Mickoski, sot Maqedonia nuk do të ishte anëtare e NATO-s.

Sipas deklaratës së pasurisë, Mickoski posedon një koleksion orësh me vlerë 60.000 euro, ndërsa paga minimale në vend është 396 euro, që sipas LSDM-së do të thotë se orët e tij kushtojnë sa 150 paga minimale.
LSDM thekson se një punëtor në Maqedoni duhet të punojë rreth 12 vite për të fituar aq para sa vlera e këtyre orëve, pa shpenzuar asgjë për jetesë.

Në komunikatë thuhet se Maqedonia ka pagën minimale më të ulët në Evropë, ndërsa qeveria e Mickoskit, sipas opozitës, investon në luks, udhëtime, tenderë dhe shpenzime elitare, por jo në mirëqenien e punëtorëve.

“Para ka për orë luksoze, tenderë, avion të ri dhe udhëtime në Davos – por jo për punëtorët. Kjo është politika e qeverisë së Mickoskit”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër