Takim Sali – Ulusoj: Thellim i bashkëpunimit ekonomik dhe rritje e investimeve turke në vend

Nga B.M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 janar – Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali sot realizoi takim me Ambasadorin e Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoj. 

Siç informuan nga kabineti i Sali, gjatë takimit në Qeveri u diskutua për bashkëpunimin dypalësh në disa fusha me interes të përbashkët, duke theksuar rolin e rëndësishëm të Republikës së Turqisë si anëtare e NATO-s dhe kontributin e saj në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal dhe global, veçanërisht në aspektin e sigurisë.

Në takim u diskutua edhe për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e investimeve turke në vend, të cilat pritet të konkretizohen në periudhat e ardhshme.

artikuj të ndërlidhura