LSDM akuzon për marrëveshje VMRO-BDI pas caktimit të arrestit shtëpiak për Grubin

Nga Xh M
425 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 shkurt – Caktimi i masës së arrestit shtëpiak për Artan Grubin është konfirmim se gjithçka është e dakorduar paraprakisht mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, akuzon LSDM përmes një komunikate për media.

​Sipas opozitës maqedonase, gjyqësori dhe prokuroria janë nën kontrollin e plotë të Mickoskit. Ata theksojnë se është e pakuptimtë që një personi i cili ka qenë në arrati për 14 muaj dhe ka kaluar kufirin ilegalisht, t’i caktohet vetëm arrest shtëpiak. “Ky është skenar i inskenuar ku kamerat nuk punonin kur ai iku, ndërsa tani filmohet çdo hap i kthimit të tij,” thonë nga LSDM.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër