LSDM për kthimin e Grubit: Teatër në kufirin e Maqedonisë

Nga D. V.
581 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 shkurt – Qytetarët nuk do të marrin përgjigje për skandalet, por do të marrin teatër si sot, thonë nga LSDM për ndalimin e Artan Grubit në pikën kufitare “Ballcë”, përcjell TV21. Nga LSDM thonë se përmes rastit të Grubit, pushteti po mundohet të mbulojë, siç i quajnë ata, skandalet e qeverisë.

“Secili që e ka shkelur ligjin, duhet të përgjigjet. BDI po e shpëton Mickoskin, i ka hedhur gomën e shpëtimit. Pas teatrit të sotëm në kufirin e Maqedonisë, tashmë të gjithë e kanë të qartë se arratisja e Artan Grubit ishte marrëveshje politike. Ashtu siç u morën vesh që ta lëshojnë, tani u morën vesh që të kthehet. Në këtë mënyrë, VMRO me ndihmë të BDI-së, dëshiron të mbulojë skandalin më të madh me 5 tonë drogë”, tha mes tjerash Bodanka Kuzesk, zëdhënëse e LSDM-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër