Shkup, 19 gusht, Zhurnal.mk – LSDM prej muajsh paralajmëron se në Maqedoni po përgatitet një operacion për marrjen e hapësirës mediatike sipas të njëjtit model të Vuçiçit në Serbi, theksojnë nga kjo parti.
Një pjesë e këtij operacioni, siç thonë, shkon edhe përmes grupacionit “Alo Media”, i cili sipas partisë ka shfaqur interes për marrjen e pronësisë së “Nasha TV”.
“Drejtori i Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike, Zoran Trajçevski, ka detyrim të dalë dhe ta informojë opinionin, të tregojë çfarë ndërmerr Agjencia për të mbrojtur hapësirën mediatike në vend dhe demokracinë.
Cili është roli i tij?
A është i njoftuar për ndryshimin e strukturës pronësore?
Si do ta shpjegojë këtë kur e di për pronësinë e plotë dhe lidhjen e kompanive që hyjnë në Maqedoni?
A e di se në këtë mënyrë krijohet koncentrim shtesë i ndikimit politik dhe të huaj në media?”
SDSM shton se ka edhe një pyetje tjetër për të cilën Trajçevski duhet të përgjigjet:
“A ka Trajçevski shtetësi serbe, pasaportë serbe ose pasaportë të ndonjë shteti fqinj?
A ka pasaportë bullgare?”
Sipas SDSM, kjo është pyetje legjitime me interes publik, veçanërisht në momentin kur, siç theksojnë, ndikimet e huaja po përhapen në vend, ndërsa institucioni që drejton Trajçevski ka kompetenca ligjore në procedurat.
“Opinionit i takon e drejta t’i dijë përgjigjet.”
