Rasti Mihailova pengesë e re mes Sofjes dhe Shkupit

Nga D. V.
544 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 gusht, Zhurnal.mk – Rrallë ndodh në faqen e MPJ-së së Bullgarisë të shihen njoftime të njëpasnjëshme për të njëjtën temë, siç është në rastin e Iva Mihailovës, e cila ka shtetësi maqedonase dhe bullgare. Ndërsa në opinionin maqedonas shtrohen pyetje nëse dhe çfarë dialogu zhvillohet me Bullgarinë, nën apo jashtë radarit, nga njoftimet publike është e qartë se nga ana e Sofjes aktualisht më së shumti zhvillohet bisedë për një temë: Iva Mihailova. Rrallë ndodh në faqen e MPJ-së së Bullgarisë të shihen njoftime të njëpasnjëshme për të njëjtën temë, siç është në rastin e vajzës së re nga Koçani, e cila jetën dhe karrierën e ka ndërtuar në Bullgari, shkruan DW, transmeton Zhurnal.

Si në të gjitha rastet deri tani, problemi lind kur personi i prekur me shtetësi të dyfishtë i referohet asaj bullgare, pas së cilës aktivizohen institucionet në Sofje. E reja Iva Mihailova në RMV akuzohet për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion”, pas aksidentit rrugor të tetorit të vitit të kaluar, në të cilin një person humbi jetën, ndërsa të tjerë u plagosën, mes tyre edhe e akuzuara. Ajo e refuzon përgjegjësinë për aksidentin dhe pretendon se ka ndodhur për shkak të rrethanave të tjera, e jo për fajin e saj. Në të njëjtën kohë, si pasojë e lëndimeve që ka pësuar, dhe mbi bazë të dokumentacionit mjekësor, mbrojtja e saj pretendon se Mihailova nuk mund të trajtohet në RMV dhe kërkon të hiqen masat e kujdesit të vendosura – ndalim për të lënë vendbanimin në Koçani dhe konfiskim të dokumenteve të udhëtimit.

Sofja reagon ndaj Shkupit
MPJ bullgare më 14 gusht njoftoi se përfaqësuesit e saj janë takuar me Hristina Mihailova, nënën e Ivës, pasi gjykata në Koçani e kishte refuzuar kërkesën që asaj t’i lejohej të linte Maqedoninë e Veriut për të marrë trajtimin e nevojshëm për sëmundjen e saj neurologjike. Nga njoftimi rezulton se nëna e Ivës shpreson se presioni diplomatik duhet të rezultojë me vendim pozitiv të gjykatës më të lartë.

“Znj. Mihailova theksoi se vazhdon të mbështetet në përkrahjen e institucioneve bullgare për vendim pozitiv nga Gjykata e Apelit në ditët e ardhshme, që do t’i mundësonte vajzës së saj të marrë trajtimin e nevojshëm. Nga MPJ u dhanë siguri kategorike se shteti bullgar po përdor të gjitha kanalet e komunikimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut, që të merren parasysh aspektet e pamohueshme humanitare të rastit dhe Iva të marrë trajtimin e nevojshëm dhe shansin për shërim maksimal sa më shpejt. Rasti është ngritur përmes kanaleve zyrtare diplomatike tek autoritetet e RMV-së, me kërkesë për zgjidhje të shpejtë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së bullgare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër