Lufta jashtë shtëpisë/ Motra e Mateos dhe bashkëshortja e Mirit përplasen virtualisht për fitoren e BBV

Nga Xh M
562 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ndërsa gara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” po bëhet gjithnjë e më e ashpër, një “front” i ri lufte është hapur në rrjetet sociale mes familjarëve të banorëve.

Motra e Mateo Borrit dhe bashkëshortja e Mirit janë përfshirë në një shkëmbim të ashpër komentesh lidhur me ecurinë e lojës dhe pretendimet për fitoren e çmimit të madh.

Gjithçka nisi nga një koment i bashkëshortes së Mirit, e cila i është drejtuar ndjekësve të Mateos me tone skeptike.

“O fansat e Mateos edhe ju do kuptoni shumë shpejt që as Mateo s’ka për ta fituar Big-un. Kishit kuptuar që sot”, – ka shkruar ajo, duke vënë në dyshim mbështetjen e publikut për banorin.

Reagimi i motrës së Mateos, Kejsit, nuk ka vonuar, duke i dalë në mbrojtje të vëllait me një mesazh plot krenari.

“Mateo e fiton ose jo, rëndësi ka që ka fituar zemrat dhe respektin e publikut ndryshe nga disa… Me respekte MOTRA E NJE DHE I VETMI MATEO BORRI”, – ka replikuar ajo, duke thumbuar kështu lojën e Mirit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër