LVV dominon ‘bindshëm’ te votat e diasporës, merr formë Kuvendi i ri

Nga Xh M
821 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 qershor Zhurnal.mk – Vijon numërimi i votave për zgjedhjet në Kosovë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku po përpunohen votat e ardhura nga përfaqësitë diplomatike dhe ato të dërguara me postë.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nga numërimi i votave me postë është procesuar vetëm një kuti nga gjithsej 57. Në këtë fazë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson bindshëm me 315 vota, ose 78.75%.

Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 65 vota (16.25%), ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 17 vota (4.25%). Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 2 vota, ndërsa partia e turqve të Kosovës, KDTP, ka marrë 1 votë.
Ndërkohë, në numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike, janë procesuar 46 nga gjithsej 47 vendvotime (97.87%). Edhe këtu LVV kryeson me 18,282 vota (83.25%), e ndjekur nga PDK me 1,561 vota (7.11%) dhe LDK me 1,458 vota (6.64%). AAK ka marrë 454 vota (2.07%).

Në total, sipas rezultateve të përmbledhura preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka kaluar mbi 300 mijë vota, duke arritur 43.65% dhe duke siguruar 50 ulëse në Kuvend.

PDK renditet e dyta me 23 ulëse (20.82%), LDK e treta me 19 ulëse (17.07%), ndërsa AAK me 8 ulëse (7.09%). Për rezultatet mbi numërimin e votave, klikoni KËTU!

Më poshtë, kandidatët më të votuar në katër partitë kryesore shqiptare:

Lëvizja Vetëvendosje (LVV)
Albin Kurti – 240.150 vota
Glauk Konjufca – 189.043 vota
Albulena Haxhiu – 111.168 vota
Hekuran Murati – 95.493 vota
Donika Gërvalla-Schwarz – 90.769 vota

Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
Bedri Hamza -113.953 vota
Përparim Gruda – 69.197 vota
Arian Tahiri – 60.174 vota
Uran Ismaili – 56.260 vota
Vlora Çitaku – 38.019 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
Vjosa Osmani Sadriu – 78.610 vota
Lumir Abdixhiku – 71.424 vota
Doarsa Kica Xhelili – 56.352 vota
Hykmete Bajrami – 44.461 vota
Avdullah Hoti – 40.898 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)
Ardian Gjini – 39.508 vota
Ramush Haradinaj – 35.491 vota
Daut Haradinaj – 26.741 vota
Besnik Tahiri – 23.293 vota
Bekë Berisha – 19.246 vota

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër