Mbi 92% e votave të numëruara – këto janë 5 gratë më të votuara në secilën parti

Nga Xh M
1,168 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 qershor Zhurnal.mk – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po vazhdon të numëroj votat për kandidatët nga partitë, për ulësen në Kuvendin e Kosovës.

Deri më tani, siç njofton KQZ-ja në përditësimin e fundit, janë numëruar 92,79% e votave.

Por cilat janë gratë më të votuara nga partitë politike.

Gruaja më e votuar deri tani nga të gjitha partitë është kandidatja e Vetëvendosjes për deputete Albulena Haxhiu me 121 mijë e 280 vota.

Më e votuara në listën e PDK-së është Vlora Çitaku, në listën e LDK-së Vjosa Osmani e cila ishte edhe bartëse e listës, kurse në AAK gruaja më e votuar është Time Kadrijaj.

Pesë gratë më të votuara deri tani në VV:

ALBULENA HAXHIU – 121,280 Vota

DONIKA GËRVALLA- SCHWARZ – 98,968 Vota

MIMOZA KUSARI LILA – 64,923 Vota

SHQIPE MEHMETI SELIMI – 46,968 Vota

SARANDA BOGUJEVCI – 30,177 Vota

Pesë gratë më të votuara deri tani në PDK:

VLORA ÇITAKU – 39,734 Vota

SALA JASHARI – 37,893 Vota

GANIMETE MUSLIU – 29,696 Vota

BESA KABASHI RAMAJ – 21,684 Vota

BLERTA DELIU KODRA – 18,498 Vota

Pesë gratë më të votuara deri tani në LDK:

VJOSA OSMANI SADRIU – 81,493 Vota

DOARSA KICA XHELILI – 58,825 Vota

HYKMETE BAJRAMI – 46,525 Vota

JANINA YMERI – 23,746 Vota

JEHONA LUSHAKU SADRIU – 22,285 Vota

Pesë gratë më të votuara deri tani në AAK:

TIME KADRIJAJ – 16,836 Vota

ALBANA BYTYQI – 9,660 Vota

TEUTA HAXHIU – 8,727 Vota

DIELLZA KUKAJ – 6,517 Vota

ALBULENA KOMANI – 3,070 Vota

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër