Macron: Pas presidencës largohem nga politika

Nga D. V.
395 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Paris, 24 prill, Zhurnal.mk – Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se nuk do të vazhdojë në politikë pasi të largohet nga Pallati Elysee në vitin 2027, pasi të ketë shërbyer dy mandate, që është një periudhe maksimum e lejuar.

“Unë nuk kam bërë politikë para (presidencës) dhe nuk do të bëj pas”, tha Macron gjatë një bashkëbisedimi me studentë në Administratën Greke Qipriote.

Macron gjithashtu reflektoi mbi sfidat e periudhës së tij të fundit në detyrë.

“Ajo që është më e vështira pas nëntë vitesh është se duhet të ruash atë që ke bërë mirë dhe të përpiqesh të shkosh më tej, por ndonjëherë duhet të rikthehesh te gjërat që nuk i ke bërë mirë”, tha ai.

Ai shtoi se balancimi i arritjeve me reformat e papërfunduara është pjesa më e vështirë e mandatit të tij të fundit.

Me rastin e një takimi joformal të Këshillit Evropian dje dhe sot, Macron udhëtoi në Nicosia, ku u prit nga Nikos Christodoulides, lider i Administratës Greke Qipriote, e cila aktualisht mban presidencën e radhës të BE-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër