Trump përjashton përdorimin e një arme bërthamore në luftën kundër Iranit

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Uashington, 24 prill, Zhurnal.mk – Presidenti i SHBA-së Donald Trump përjashtoi dje në mbrëmje përdorimin e një arme bërthamore në luftën kundër Iranit.

“Pse do të përdorja një armë bërthamore? Ne i kemi shkatërruar plotësisht, në një mënyrë shumë konvencionale, pa nevojën e saj”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Jo, nuk do ta përdorja. Një armë bërthamore nuk duhet të lejohet kurrë të përdoret nga askush”, theksoi presidenti amerikan.

I pyetur për perspektivën e një marrëveshjeje paqeje afatgjatë me Iranin, Trump u përgjigj: “Mos më nxitoni”.

Trump nxiti frikën për një përdorim të mundshëm të armëve bërthamore në fillim të prillit, kur kërcënoi të zhdukte “qytetërimin” iranian nëse Teherani nuk i plotësonte kërkesat e tij.

SHBA-ja dhe Izraeli filluan sulmet ndaj Iranit më 28 shkurt. Një armëpushim dyjavor filloi më 8 prill dhe u zgjat në mënyrë të njëanshme të martën.

Armët bërthamore janë përdorur në luftime vetëm dy herë në histori, të dyja herët nga SHBA-ja kundër Japonisë, gjatë ditëve të fundit të Luftës së Dytë Botërore.

artikuj të ndërlidhura