Malaj diskuton me BB zgjerimin e portofolit investues në turizëm

Nga B.M
482 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ministri i Financave, Petrit Malaj priti në një takim drejtorin Global të Grupit të Bankës Botërore për Zhvillimin Urban, Financat Vendore, Turizmin dhe Menaxhimin e Fatkeqësive, Ming Zhang, si dhe ekipin e Turizmit (PIUTD), ku u diskutua mbi potencialin e bashkëpunimit në fushën e turizmit.

“Diskutuam për zgjerimin e portofolit investues, mbështetjen për projektet prioritare dhe rolin kyç të turizmit në rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm”, tha Malaj.

Malaj vlerësoi se partneriteti me Grupin e Bankës Botërore mbetet thelbësor për të orientuar investimet drejt projekteve me ndikim afatgjatë dhe për të forcuar kapacitetet institucionale.

“Angazhimi ynë është i qartë: të shfrytëzojmë potencialin e plotë të turizmit shqiptar, duke e kthyer atë në një motor të qëndrueshëm zhvillimi dhe mirëqenieje për vendin”, deklaroi ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër