Manasievski: LSDM, Levica dhe BDI sërish treguan se sa më keq për Maqedoninë, aq më mirë për ta

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 korrik, Zhurnal.mk – Sipas Valentin Manasievskit, zëdhënës i VMRO‑DPMNE, mosmiratimi i Kodit të ri Zgjedhor edhe një herë e konfirmon politikën e vërtetë të LSDM‑së, Levicës dhe BDI‑së. Në konferencën për shtyp ai deklaroi se për këto parti vlen parimi: “sa më keq për Maqedoninë, aq më mirë për ta”.

Manasievski theksoi se kur shteti ka mundësi të përmbushë edhe një detyrim reformues, këto parti zgjedhin bllokadën:

“Ne sërish do të ishim liderë në rajon. Nga 10 reforma, kemi realizuar 9. Nuk arritëm te e fundit pikërisisht për shkak të bllokadës së LSDM‑së, Levicës dhe BDI‑së. Sepse kur kërkohet konsensus, ata zgjedhin konfrontimin.”

artikuj të ndërlidhura