Manastiri përgatitet për sezonin dimëror 2026-2027

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Manastir, 5 nëntor Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski, së bashku me kryetarin e Këshillit të Komunës, Bojan Bojkoski, morën pjesë në një takim pune me përfaqësuesit e shërbimit dimëror të Komunës së Manastirit, në të cilin janë përfshirë disa ndërmarrje dhe institucione kompetente të qytetit.

Nga Komuna informuan se qëllimi i koordinimit të aktiviteteve është ndërmarrja në kohë e veprimeve në terren për sezonin e ardhshëm 2026-2027.

– Për programin e shërbimit informoi udhëheqësja e Sektorit për Veprimtari Komunale, Marjana Spasevska, ndërsa kryetari Konjanovski theksoi rëndësinë e zbatimit efikas të aktiviteteve të parapara, me qëllim të funksionimit në kohë të shërbimit dimëror – njoftuan nga Komuna e Manastirit.

Programi i shërbimit dimëror për sezonin 2026-2027 është miratuar nga Këshilli i Komunës së Manastirit.

artikuj të ndërlidhura