Maqedonci merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve ushtarakë në Turqi

Nga D V
596 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 31 gusht, Zhurnal.mk – Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Akademisë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, e organizuar me rastin e shënimit të Ditës së Fitores së Turqisë.

Gjatë ceremonisë, Maqedonci është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, si dhe me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler. Ai u ka uruar të dy zyrtarëve Ditën e Fitores së Republikës së Turqisë.

Një nga momentet e veçanta të ceremonisë ishte diplomimi i pesë kadetëve nga Kosova, të cilët përfunduan me sukses studimet e tyre ushtarake.

Maqedonci i ka përgëzuar kadetët për përkushtimin, disiplinën dhe suksesin e treguar gjatë studimeve, duke u uruar karrierë të suksesshme në shërbim të vendit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Turqisë është i rëndësishëm, ndërsa mbështetja në edukimin, trajnimin dhe përgatitjen profesionale të kuadrove të reja ushtarake përbën një nga shembujt konkretë të këtij bashkëpunimi. /Telegrafi/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër