Studentët padisin Ministrinë e Arsimit për shujtën studentore

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 nëntor, Zhurnal.mk – Forumi për Ndryshime në Arsim padit Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për shkak se nuk e ka rritur shujtën studentore të studentëve. Para se ta deponojnë padinë në Gjykatën Administrative, kryetari Blendi Hodai deklaroi se shujta studentore nuk është çështje nëse Qeveria dhe Ministria e Arsimit kanë disponim apo vullnet për ta rritur shujtën, por është detyrim ligjor, e cila parashihet në nenin 2 pika 1 në ligj, ku thuhet se shujta studentore duhet çdo vit të harmonizohet me përqindjen e inflacionit vjetor të shtetit.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës në rastin tonë ka shkelur ligjin dhe ka dëmtuar rreth 3 000 studentë që janë përfitues të shujtës studentore. Pra një student sot në shujtën studentore merr 25 denarë më pak për ushqim, për shkak të mosharmonizimit dhe mosrespektimit të ligjit, Kjo i bie diku në muaj 650 denarë më pak apo për një vit akademik, për 9 muaj i bie diku 6000 denarë”, ka deklaruar Blendi Hodai, Formumi për Ndryshime në Arsim.

Në pyetjen nëse është i pranueshëm ndryshimi i modelit të shujtës studentore, Hodai tha se ato nuk e pranojnë këtë propozim, sepse kjo procedurë mund të zgjas 7- 8 muaj dhe si rrjedhojë studentët mund ta përfundojnë vitin akademik me shumën e tanishme të shujtës.

“A pajtohemi që shujta studentore duhet të përdoret vetëm për ushqim të shëndetshëm, po. Ajo ka qenë propozimi i parë në 2020, kur është punuar diçka e tillë. Ne kemi qenë për atë propozim, por nuk duhet të ndryshohet forma, të bëhet përmes m-shërbimeve. Pse? Përshkak se kryeministri thotë se duhet krijuar një procedurë e tenderimit për t’u krijuar platforma për shujtën studentore përmes m- sherbimeve, kjo do të marrë kohë 7 deri në 8 muaj”, Blendi Hodai, Formumi për Ndryshime në Arsim

Forumi për ndryshime në arsim kërkon që për studentët që janë përfitues të shujtës studentore të paguhen në mënyrë retroaktive për dëmin financiar që MASH ua ka shkaktuar këtyre studentëve. Ata kujtojnë faktin se në vendin tonë 38% e të rinjëve përballen me varfërinë.

artikuj të ndërlidhura