Maqedonia e Veriut me fabrikë për Inteligjencë Artificiale

Nga D. V.
1,993 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 qershor, Zhurnal.mk – Ministria e Transformimit Digjital dhe Fakulteti i Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë Kompjuterike zyrtarisht shënuan fillimin e projektit “Vezilka” – Qendrës së parë Kombëtare për Inteligjencë Artificiale në Maqedoni, e cila do të përfaqësojë infrastrukturë kyçe kombëtare për zhvillimin e njohurive, inovacionit dhe aplikimin e inteligjencës artificiale.

Kryeministri Hristijan Mickoski u shpreh se qasja në infrastrukturën evropiane për inteligjencën artificiale dhe në kapacitetet e avancuara të superkompjuterëve do të mundësojë që idetë e krijuara këtu të marrin mundësinë të konkurrojnë në nivel evropian dhe global.

“Kjo paraqet një nxitje të fortë për rritjen ekonomike, për hapjen e vendeve të reja të punës dhe për krijimin e mundësive të reja për gjeneratat që vijnë.Si profesor universitar, gjithmonë kam besuar se burimi më i fortë i çdo shteti janë njerëzit. Dija që ata zotërojnë, talenti që zhvillojnë dhe idetë që krijojnë janë baza më e sigurt mbi të cilën mund të ndërtohet një e ardhme prosperuese”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Në fjalimin e tij, Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski theksoi se “Vezilka” është një investim sistemik për të ardhmen e vendit.

“Sot po hedhim themelet për një infrastrukturë të re kombëtare për njohuri, inovacion dhe zhvillim teknologjik. Ky është një projekt që lidh shkencën, teknologjinë, institucionet, biznesin dhe talentet e reja në një vizion të përbashkët për të ardhmen. Një vizion në të cilin Maqedonia nuk është vetëm përdoruese e teknologjive të reja, por edhe krijuese e tyre aktive”, tha Stefan Andonovksi, ministër i Transformimit Dixhital.

Euroambasadori Mihalis Rokas theksoi se “Vezilka”, është një hap i rëndësishëm në “rrugëtimin” digjital të vendit.

“Kjo është iniciativa më ambicioze e cila tregon se përmes dijes dhe talentit të zhvilluara këtu, e ardhmja e inteligjencës artificiale mund të formësohet. Inteligjenca Artficiale i transform ekonomitë, shoqëritë. I mbështet bizneset, shërbimet publike. Pyetja nuk është a e formëson Inteligjenca Artificiale të ardhmen, por sa kjo e ardhme është konkuruese dhe e besueshme”, përfundoi Mihalis Rokas, euroambasador.

Projekti po zbatohet si një partneritet strategjik midis Qeverisë, Ministrisë së Transformimit Dixhital, komunitetit akademik dhe Bashkimit Evropian. Institucioni kryesor i tij është Fakulteti i Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë Kompjuterike. Projekti kushton rreth 30 milion euro.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër