Maqedonia po mbytet në mbeturina, në nivel shtetëror ekzistojnë plot 53 deponi që nuk i plotësojnë standardet

Nga Xh M
379 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 shkurt – Maqedonia po mbytet në mbeturina. Në nivel shtetëror ekzistojnë plot 53 deponi që nuk i plotësojnë standardet. Sipas Darko Blinkov, Inspektor Shtetëror për Mjedis, shqetësues është fakti që çdo verë ndodh që ato të digjen si pasojë e neglizhencës dhe mungesës së shërbimeve dhe aktiviteteve më të mira nga ndërmarrjet publike komunale.

“Mbi 2000 lokacione të tilla ka në territorin e të gjithë shtetit, për të cilat është e nevojshme që shërbimet komunale, inspektorët dhe mbajtësit lokalë të rendit, të forcojnë kapacitetet e tyre për të parandaluar këto dukuri,” deklaroi Darko Blinkov – Inspektorati Shtetëror për Mjedisin.

Ndër 53 deponitë jostandarde janë edhe ajo e Bukovës pranë Ohrit dhe ajo në hyrje të Strugës. Vetëm në rajonin e Ohrit, sipas aktivistëve civil, ka mbi 60 deponi të tjera të egra.

“Bukova vetvetiu nxjerr tym, sepse është e stërmbushur. Viti 2020 ishte afati i fundit për shfrytëzimin e saj. Tani Bukova është në gjendje të tillë që edhe për ndërmarrjen komunale është e vështirë të depozitojë mbeturina aty,” tha Dragana Karashova – Nisma qytetare “Lamtumirë Bukovë.

“Në sezonin veror ky problem është i theksuar, deponia është vazhdimisht në gjendje të djegur. Sa më shpejt duhet të merren hapa për ndërtimin fizik të deponisë rajonale në Novaci,” u shpreh Gjoko Zoroski – ambientalist.

Zgjidhja qëndron në ndërtimin e deponive rajonale, proces që është zvarritur prej vitesh. Për komunat e rajonit Jugperëndimor dhe të Pellagonisë, deponia do të ndërtohet në Novac të Manastirit /alsat.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër