Vazhdon pastrimi i deponive në Kumanovë

Nga Xh M
307 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kumanovë, 22 shkurt – Deponive të egra në Kumanovë assesi t’u vie fundi. Edhe përkundër aksioneve të shumta për pastrimin e tyre, pas një kohe të shkurtër ato sërish krijohen. Gjatë javës që lam pas ekipet e ndërmarrjes publike “Pastrim dhe Gjelbërim” pastruan një nga deponitë e egra në qytet, atë tek ura dhe përgjatë lumit të Kumanovës.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të përmbahen nga hudhja e mbeturinave në shtratin e lumit për të mbrojtur mjedisin jetësor por dhe faktorin njeri. Ekipet tona po punojnë intenzivisht. Jemi dakorduar që të vendosim një gardh mbrojtës në të dyja anët e lumit me qëllim që të parandalojmë hedhjen e vazhdueshme në lumë dhe për skaj lumit. Hudhja e pakontrolluar e mbeturinave po ndodh përsëri dhe vazhdimisht në të njëjtat vende. Tani për tani e pastruam, nuk është në një sasi kaq alarmante, nuk është siç ishte para se të pastronim ato deponi të paligjshme, por u bëjmë thirrje qytetarëve që të përmbahen nga hudhja e mbeturinave në vendet publike dhe jo adekuate. Kemi shumë deponi të paligjshme në qytet dhe gjatë kësaj periudhe do t’i pastrojmë të gjitha”, – deklaroi Sasho Tomiq, drejtor i N.P. Pastrim dhe Gjelbërim në Kumanovë.

Autoritetet vazhdimisht u bëjnë apel qytetarëve që të përmbahen nga hudhja e mbeturinave në lumë dhe vendet e ndaluara dhe jo adekuate.

Ndryshe N.P. “Pastrim dhe Gjelbërim”, vijon me aksione të këtilla në të gjithë territorin e qytetit, por si duket qytetarë të pa përgjegjshëm, hudhin mbeturina ku të arrijnë, duke e ndotur kështu ambinetin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër