Maratona e Londrës hyn në histori: Event dyditor për herë të parë në 2027-ën

Nga D. V.
539 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Londër, 19 qershor, Zhurnal.mk – Maratona e Londrës do të organizohet për herë të parë, si një event dyditor në edicionin e vitit 2027, konfirmuan sot organizatorët, sipas BBC.

Vendimi vjen pas një interesi rekord për pjesëmarrje, me 133 milionë aplikime për edicionin e ardhshëm të garës, duke e bërë procesin e përzgjedhjes gjithnjë e më konkurrues.

Gara do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën, më 24 dhe 25 prill 2027, duke lejuar rreth 100 000 vrapues të marrin pjesë – një dyfishim i ndjeshëm i mundësive për ata që hyjnë në short.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Ngjarjeve të Maratonës së Londrës (LME), Hugh Brasher, ky format pritet të sjellë mbi 150 milionë paund për bamirësi dhe të kontribuojë rreth 400 milionë paund në ekonominë e Britaninë së Madhe.

Të gjithë aplikantët për edicionin e ardhshëm, do të përfshihen automatikisht në short për të dy ditët, ndërsa rezultatet pritet të shpallen, në fillim të korrikut.

“Hapja e maratonës për 100 000 pjesëmarrës gjatë dy ditëve, është zhvillimi ynë më ambicioz deri më sot – një rikonceptim i papërsëritshëm i asaj, që mund të jetë një maratonë dhe një festë qytetare e aktivitetit fizik”, tha Brasher.

Ai shtoi se nisma pritet të gjenerojë mbi 150 milionë paund për kauza bamirësie dhe një ndikim ekonomik e social prej rreth 400 milionë paundësh për vendin.

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, e mirëpriti vendimin, duke thënë se për një vit të vetëm, në 2027, maratona do të zgjerohej në një format dyditor.

Në total, 1,338,544 persona kanë aplikuar për edicionin e 2027-ës, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 1,133,813 aplikimesh për vitin 2026.

Maratona e Londrës regjistroi 59 830 finalistë, në vitin 2026 dhe mbetet një nga eventet më të mëdha vjetore të mbledhjes së fondeve në botë, me mbi 90 milionë paund të grumbulluara për bamirësi.

Në historinë e këtij eventi është shënuar edhe një rekord sportiv, kur keniani Sabastian Sawe, u bë i pari atlet që përfundoi një maratonë, në më pak se dy orë, në një garë konkurruese.

Organizatori Hugh Brasher theksoi se zgjerimi në dy ditë, do të jetë i përkohshëm dhe i vlefshëm vetëm për vitin 2027, si përgjigje ndaj interesit rekord për pjesëmarrje.

Sipas planit, garat do të ndahen sipas kategorive, me pjesëmarrjen elitare dhe masive të ndarë mes dy ditëve, ndërsa të gjithë vrapuesit do të ndjekin të njëjtin itinerar nga Greenwich në Westminster.

Mini Maratona e Londrës do të zhvillohet të premten, me mbi 20 000 të rinj pjesëmarrës.

Organizatorët njoftuan gjithashtu se të ardhurat shtesë nga formati dyditor, do të përdoren nga Fondacioni i Maratonës së Londrës, për projekte që nxisin aktivitetin fizik te fëmijët dhe të rinjtë në Londër dhe në gjithë Britaninë e Madhe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër