Anulohet bllokada e tre pikave kufitare mes RMV-së dhe Bullgarisë

Nga D. V.
919 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 qershor, Zhurnal.mk – Pas paralajmërimeve për protesta, me qëndrim doli edhe ambasadori bullgar në Shkup, Zheljazko Radukov. Ai shprehu mirënjohje ndaj të gjithë qytetarëve dhe organizatave për mbështetjen në “rrethana të vështira” dhe e konfirmoi të drejtën për protestë paqësore, por kërkoi që të mos bllokohen pikat kufitare. Protesta e planifikuar për të dielën, e cila parashikonte bllokadën e tre pikave kufitare mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut – Gjueshevo–Deve Bair, Stanke Lisichkovo–Delçevo dhe Zlatarevo–Novo Selo – për momentin është anuluar, raporton Televizioni Kombëtar Bullgar BNT, transmeton Zhurnal.

Këtë e konfirmoi Viktor Stojanov, kryetar i Fondacionit “Maqedonia”, duke sqaruar se vendimi është marrë pas konsultimeve dhe bisedimeve me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe ambasadorin bullgar në Shkup.

Sipas Stojanovit, vlerësimi i institucioneve ishte se çdo bllokadë e kufirit në këtë moment do të ishte kundërproduktive, do të krijonte tensione shtesë dhe do të angazhonte burime të konsiderueshme policore dhe administrative.

Nga Fondacioni “Maqedonia” theksojnë se, edhe pse ekziston interes i madh publik dhe tension i akumuluar në shoqërinë bullgare, të cilin Stojanov e definon si “energji qytetare” dhe “zemërim i drejtë”, megjithatë, kjo energji qytetare duhet të orientohet drejt formave produktive të veprimit.

Stojanov shton se institucionet përgjegjëse tashmë janë njoftuar, kështu që nuk po merren masa për organizimin dhe sigurimin e protestës.

Pas paralajmërimeve për protesta, me qëndrim doli edhe ambasadori bullgar në Shkup, Zheljazko Radukov. Ai shprehu mirënjohje ndaj të gjithë qytetarëve dhe organizatave për mbështetjen në “rrethana të vështira” dhe e konfirmoi të drejtën për protestë paqësore, por kërkoi që të mos bllokohen pikat kufitare.

“Interesi i vendit tonë kërkon prej nesh të jemi të hapur ndaj fqinjëve tanë jugperëndimorë, të stimulojmë njohjen e tyre me kulturën bashkëkohore bullgare dhe të promovojmë kontaktet mes familjeve të ndara prej kohësh. Ky është mënyra më e mirë për t’i kundërvënë urrejtjes”, tha ambasadori Radukov në një postim në faqen e Facebook të Ambasadës. Ai shtoi se shprehja e pakënaqësisë ndaj politikave të autoriteteve në Shkup duhet të ketë karakter konstruktiv.

“Vetëm kështu do t’u kujtojmë fqinjëve sa afër jemi dhe cilat janë përfitimet, jo vetëm nga historia jonë e përbashkët, por edhe nga e ardhmja jonë e përbashkët në Evropën e bashkuar”, shtoi ai.

Për anulimin e protestës sot informoi edhe Shoqata “Makam-trans”, nga ku thanë se presin që trafiku i mallrave dhe pasagjerëve të zhvillohet pa pengesa.

Fondacioni bullgar “Maqedonia” dy ditë më parë kishte paralajmëruar se të dielën do të bllokonte tre pikat kufitare mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe se bllokada ishte e koordinuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Bullgarisë.

Qëllimi i bllokadës, siç theksuan nga Fondacioni në një postim në Facebook, ishte që kryeministrit Hristijan Mickoski t’i tregohej demonstrativisht se nuk mund të vazhdojë me ndjekjen e bullgarëve në vend, me sulmet dhe, siç thonë ata, me vendimet gjyqësore të fabrikuara kundër bullgarëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër