Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Nga Xh M
863 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 26 qershor Zhurnal.mk – Zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria kryeson procesin, merr një shtysë të re.

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, tha se procesi i zgjerimit të unionit po përshpejtohet dhe brenda mandatit të saj, që përfundon në vitin 2029, do të ketë anëtarë të rinj.

Sipas diplomates evropiane, dinamika e zgjerimit ka ndryshuar ndjeshëm dhe vitet e ardhshme do të jenë vendimtare për vendet kandidate, ku pararojë janë Shqipëria dhe Mali i Zi.

“Mund të them se Mali i Zi do të jetë anëtari i ardhshëm gjatë mandatit tim. Dhe nëse Islanda i rikthehet procesit të anëtarësimit dhe qytetarët e mbështesin këtë në një referendum në muajin gusht, do të jem gjithashtu e lumtur. Shqipëria tani ka nisur të mbyllë kapitujt e negociatave. Pra, lëvizja në procesin e zgjerimit është tani më e madhe se në 15 vitet e fundit”.

Komisionerja Marta Kos i bëri deklaratat në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës, të mbajtur në Gdansk të Polonisë.

Sipas Kos, dinamika e zgjerimit të Bashkimit Evropian tani është më e lartë dhe, sipas saj, komuniteti evropian do ta përshpejtojë këtë proces. Shqipëria synon anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër