Berlin, 26 qershor Zhurnal.mk – Qeveria gjermane po ballafaqohet me një valë mbylljes së bizneseve dhe de-industrializimi në sektorë kyç të prodhimit dhe inxhinierisë me largim të punëtorëve në masë.
Raportet e fundit spekulojnë se reduktimet e fuqisë punëtore në gjigantët industrial gjermanë mund të shkojnë në 100 mijë në Wolkswagen dhe përafërsisht në 40 mijë në Mercedes-Benz.
Sipas raporteve faktorët kyç i mbylljes dhe eksodit të bizneseve janë kostoja e lartë e punës dhe ato të energjisë, rregulloret strike dhe faktorët e jashtë gjeopolitkk.
Kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz para mediave u deklarua se po humbin nga 300 deri në 500 vende pune çdo ditë sipas statistikave dhe duhet të ndërhyjnë. Ai ka njoftuar pako investimesh publike infrastrukturore me vlerë miliarda eurosh për të ndalur eksodin.
Sipas projeksioneve të shoqatës gjermane së industrisë s⌂ prodhuesve të atuomobilëve rreth 205 mijë vende pune mund të zhduken deri më 2035’në.
Statistikat e fundit në Gjermani njoftojnë për një rritje të papunësisë në 6.6%, më e madhja në dhjetë vitet e fundit, që ka rezultuar me 3 milionë persona të papunë.
