Mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit, dëshmojnë pjesëtarë të Njësisë Speciale

Nga D. V.
647 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 03 korrik, Zhurnal.mk – Në Gjykatën Themelore të Prizrenit do të mbahet sot në ora 13:15, seanca gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së 26-vjeçarit Auron Thaqi, i cili humbi jetën pas një sulmi me thikë në shtator të vitit 2024.

Në këtë seancë pritet të dëshmojnë disa pjesëtarë të Njësisë Speciale të Kosovës, si dhe dëshmitari i rastit, Andi Isufi, shkruan IndeksOnline.

Sipas dosjes së rastit, Thaqi ishte plagosur rëndë në Prizren dhe më pas ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Dyshohet se pas sulmit ai është hedhur nga një veturë në lëvizje.

Për këtë rast ndodhen në paraburgim dy të dyshuar: Enes Ay dhe Hajrullah Brcani.

Enes Ay po hetohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor me pasojë vdekjen”, ndërsa Hajrullah Brcani për veprat “Mosdhënie e ndihmës” dhe “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre”.

Rasti ka tronditur opinionin publik për shkak të rrethanave të rënda të ngjarjes, ndërsa familja e Auron Thaqit vazhdon të kërkojë drejtësi. Procesi gjyqësor po vazhdon në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër