Mbi dhjetë sektorë në industri kanë shënuar rënie të prodhimit

Nga Xh M
1,327 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 qershor Zhurnal.mk – Në industrinë e Maqedonisë së Veriut kemi rënie të prodhimit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Rënia u regjistrua në shumicën e sektorëve.

“Rënia në sektorin e Industria përpunuese është kryesisht rezultat i rënies së prodhimit në departamentet e mëposhtme: Prodhimi i produkteve ushqimore, Prodhimi i pijeve, Prodhimi i produkteve të duhanit, Prodhimi i tekstileve, Prodhimi i veshjeve, Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike, Prodhimi i produktit themelor farmaceutik dhe përgatitjeve farmaceutike, Prodhimi i metaleve, Prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve, Prodhimi i pajisjeve elektrike, Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve të pa përmendura në vend tjetër dhe Prodhimi i automjeteve motorike, rimorkiot dhe gjysmërimorkio”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në muajin maj kemi rënie të prodhimi për 2 përqind në krahasim me majin e vitit të kaluar, ndërsa rritje kemi vetëm te prodhimi i produkteve të gomës dhe plastikës (12.8 përqind), prodhimi i produkteve minerale jometalike (44 përqind), prodhimi i produkteve kompjuterike, elektronike dhe optike (41.3 përqind), prodhimi i pajisjeve të tjera të transportit (4.4 përqind), prodhimi i mobilieve (16 përqind) dhe furnizimi me energji (6.1 përqind).

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër